Pamje virale, fëmijët mahniten kur shohin Messi, Mbappe dhe Neymar (VIDEO)

PSG fitoi mbrëmë 3-1 ndaj Maçabi Haifa, në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve të Champions Legue.

Lionel Messi, Mbappe dhe Neymar firmosën fitoren e parizienëve, teksa të tre lojtarët shënuan gol në fitoren 3-1.

Por një moment i veçantë i kësaj ndeshje ndodhi para se të niste takimi, ku skuadrat po zbrisnin në fushën e lojës.

Fëmijët që do të shoqëronin lojtarët për të dalë në fushën e lojës, ishin shumë të emocionuar, teksa reagimet e tyre kur panë Lionel Messin, Mbappe dhe Neymar janë bërë viral në internet, me fëmijët që kanë përfituar të takojnë yjet e tyre nga afër.

Videoja e këtij momenti është shpërndarë menjëherë në rrjetet sociale, teksa ka marrë dhe shumë “like”, duke u cilësuar si videoja e mbrëmjes./ h.ll/albeu.com

 


Shtuar 15.09.2022 11:17