Champions/ Reali për “hakmarrje” ndaj Chelsea, Villareal kërkon “kokën” e Bayern

Mbrëmjen e djeshme janë zhvilluar dy çerekfinale e para të Champions Leagues, ku Manchester City mposhti minimalisht 1-0 Atletico Madrid, ndërsa Liverpool shkon me “një këmbë” në gjysmëfinale pasi mposhti 3-1 Benfican.

Ndërsa mbrëmjen e sotme do t zhvillohen edhe dy përballjet e tjera të këtij kompeticioni, ku përballje interesante janë rezervuar për tifozët në orën 21:00

Chelsea dhe real Madrid është njëra nga sfidat që pritet me mjaft interes, takim i cili do të luhet në Londër, teksa spektakël pritet të dhurojnë të dyja skuadrat.

Madrilenët dhe do të kërkojnë “hakmarrjen” ndaj bluve të Londrës për eliminim që ia shkaktoi në edicionin e kaluar nga Liga e Kampionëve.

Një tjetër takim interesant është edhe ai mes Villareal dhe Bayern Munich, ku padyshim skuadra gjermane shihet si favorite për të fituar këtë takim, por surprizat në futboll ndodhin dhe skuadra spanjollë pas Juventusit do të kërkojë sonte edhe “kokën” e skuadrës gjermane. /h.ll/albeu.com