Gazeta zvicerane shkrim per ekonomine shqiptare
Albeu.com
"Sfidat dhe problemet më aktuale ekonomike në Shqipëri", është thelbi i një shkrimi në gazetën zvicerane "Neue Zurcher Zeitung". Shkrimi është publikuar në sajtin e Deutsce Welle në shqip.
Sipas kësaj gazete Shqipëria ka qenë vendi i vetëm i cili ka patur rritje ekonomike e cila ka arritur deri në 3.3 përqind .Megjithatë pavarësisht aspekteve pozitive ekonomia shqiptare ka edhe një sërë problemesh mjaft të prekshme. Kështu ekonomia kombëtare edhe dy dekada pas kolapsit të rendit të vjetër komunist vazhdon të jetë shumë e izoluar, dhe kështu nuk eskporton thuajse asgjë. Së dyti, rritja ekonomike e vitit të kaluar i dedikohet krahas të ardhurave (të papërsëritshme) nga privatizimet, edhe programeve bujare të shpenzimeve publike.
Gazeta zvicerane përcakton edhe problemin e krizës në rajon e cila e ka prekur Shqipërinë kryesisht në të ardhurat e emigrantëve duke rikujtuar se emigrantët shqiptarë vlerësohen në 800.000 vetë dhe përbëjnë atje grupin më të madh të punëmarrësve të huaj. Jo pak prej tyre druhen për humbjen e punës ose kanë mbetur tashmë të papunë.
Një problem me mjaft ndikime analiza përcakton edhe bujqësinë në vendin tonë duke përmendur këtu që sektori agrar përbën bazën ekonomike për rreth 50% të popullsisë, dhe ndërkohë më shumë se 40% e produkteve agrare importohen.
Një tjetër arsye e rëndësishme për mjerimin e bujqësisë është parcelizimi i ekstrem i sipërfaqeve të gjelbra. Ndërkohë që në përfundim shkrimi analizon edhe zbatmin e ligjit të cilin e përcakton mbi këmbë të dobëta. Lidhjet personale dhe privilegjimi i klanit përkatës kanë shpesh më shumë rëndësi sesa detyrimi kundrejt ligjeve.Ndërkohë që një vlerësim i bëhet vendit tonë për hapjen e sportelit one-stop-shop i cili ka lehtësuar mjaft klimën e biznesit.
Vendi ynë vlerësohet si i pasur me lumenj ku ka në fakt kushte të favorshme në sektorin e energjisë hidrike. Edhe në industrinë minerare (krom, bakër, nikel) ose në turizëm . Por ajo që është për të përmendur është edhe pritshmëritë për mbajtjen e metalit të çmuar të arit në nëntokën e Shqipërisë për të cilën ende pritet.
Shtuar më 15/07/2010, ora 16:16
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori