Gazeta Shqiptare: Identifikohet autori i vrasjes se deputetit Xhindi
Albeu.com
Gazeta shkruan sot se policia ka identifikuar autorin e vrasjes së deputetit të Partisë Socialiste, Fatmir Xhindi të shtunën në Roskovec të Fierit. Lajmi bëhet i ditur nga burime zyrtare të Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda, që po hetojnë për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.Emri i të dyshuarit nuk bëhet i ditur për arsye hetimore, por burimet konfirmojnë për gazetën se arrestimi i tij është çështje orësh.
Operacioni i zhvilluar përgjatë ditës së djeshme ka rezultuar i pasuksesshëm. Deri në orët e vona të mbrëmjes, forcat policore kanë kontrolluar kodrat e Roskovecit, pasi dyshohej se autori i dyshuar fshihej aty, pa mundur ta prangosnin.
Burime nga policia bënë të ditur se identifikimi është bërë nëpërmjet shenjave të gishtërinjve të gjetura në një pako aspirine në vendin e ngjarjes.
Hetuesit sqarojnë se, duke qenë që shenjat mbi pakon e aspirinës nuk ishin të deputetit të PS-së, janë bërë verifikimet për të parë se kujt i përkisnin dhe ka rezultuar të jetë një prej banorëve të fshatit, emri i të cilit është tashmë një prej të dyshuarve kryesorë.
Shtuar më 05/05/2009, ora 16:34
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori