Gazeta "Lajm" Maqedoni dhuron 20.000 flamuj
Albeu.com
“Lajm” në Maqedoni, me 27 nëntor 2007, lexuesve të vet do t’ju dhurojë falas nga një flamur kombëtar. Tirazhi i neserm do te jete 20.000 kopje.Në prag të festës së madhe kombëtare, 28 Nëntorit - Ditës së Flamurit, gazeta “Lajm” në Maqedoni, me 27 nëntor 2007, lexuesve të vet do t’ju dhurojë falas nga një flamur kombëtar.
Enkas për këtë ditë, gazeta “Lajm”, do të shpërndahet në tirazh prej 20.000 kopjeve.
28 nëntori 2007, vjen në momentet kur shqiptarët në Maqedoni përsëri ballafaqohen me probleme ligjore sa i përket përdorimit të Flamurit Kombëtarë. Mu për këtë arsye, me shpërndarjen e 20.000 flamujve, gazeta “Lajm” iu bashkëngjitet aktiviteteve për shënim sa më dinjitoz të Ditës së Flamurit, në Maqedoni, si dhe në trojet shqiptare në përgjithësi.
Shtuar më 26/11/2007, ora 23:45
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori