Kryente manovra të rrezikshme në rrugë, e pëson keq Schumacheri në Tiranë

Policia Rrugore e Tiranës ka ndëshkuar një drejtues automjeti, pas një denoncimi në rrjetet sociale, ku shfaqej në një video duke kryer manovra të rrezikshme me automjetin e tij në autostradë.

Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se e kanë identifikuar drejtuesin e mjetit, dhe i kanë vendosur një masë administrative 40 000 lekë të reja.

Njoftimi:

U konstatua duke bërë manovra të rrezikshme me automjet, ndëshkohet me masë administrative 40 000 lekë drejtuesi.

Policia Rrugore e Tiranës, pas denoncimit në rrjete sociale, për një drejtues automjeti që kryente manovra, kanë ushtruar kontrolle dhe kanë ndaluar automjetin që shfaqej në video.

Ndaj drejtuesit të automjetit u vendos masa administrative 40 000 lekë të rinj, sipas paragrafit 3 të nenit 139 të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Tiranës apelon që drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes në raport me rregullat e qarkullimit rrugor dhe veçanërisht për të mos ndjekur nga afër dhe shfrytëzuar progresionin e lëvizjes së mjeteve të emergjencave, me sisteme zanore dhe pamore ndezur.


Shtuar 31.08.2023 17:07