Orin e pret mandati i deputetes, emri që pritet t’a zëvendësojë moderatoren e Përputhen (FOTO LAJM)

Që pasi Grida Duma, hoqi dorë nga mandate i deputetes, emri më i përfolur për të zënë vendin e saj ishte moderatorja Ori Nebiaj.

Sipas listave zgjedhore të 25 prillit, pas Grida Dumës ishte në renditje Petrit Doda, por bazuar në ligjin e kuatova gjinore, kur një grua lë mandatin do të zëvendësohet nga një grua tjetër, që sipas listës ishte Nebiaj.

Fillimisht u raportua se ajo e kishte pranuar mandatin e deputetes, por më vonë ajo reagoi përmes një statusi në rrjetet sociale, ku shprehej se i duhej kohë për të menduar nëse do të angazhohej në politikë apo jo.

Por pavarësisht kësaj, menjëherë ka filluar të përflitet se kush mund t’a zëvendësojë Orin në programin “Përputhen”.

Bëhet fjalë për gazetaren Elona Duro, e cila gjatë sezonit të kaluar ka qënë shpesh e ftuar si opinioniste ‘Prime”, por disa herë ka zëvendësuar Bora Zemanin, kur ajo ka pasur një problem shëndetësor.

Gjatë një interviste Elona u shpreh se kjo do të ishte diçka që do t’i pëlqente.

“A do shkojë Ori në Kuvend? Unë nuk di asgjë! Ori vetë e sqaroi dje në një status që nuk e ka vendosur, por unë di kaq sa dini ju. Nuk është se do të ishte një gjë që nuk do e pëlqeja, por asnjë takim zyrtar”- u përgjigj Elona Duro, duke mos treguar kështu diçka konkrete.


Shtuar 12.11.2022 09:29