Gauen: Pavarësia e Kosovës-njëra nga zgjidhjet
Albeu.com
Ambasadori britanik në Beograd Dejvid Gauen ka deklaruar se pavarësia e Kosovës është njëra nga zgjidhjet e cila duhet të merret parasysh, por ekzistojnë edhe propozime tjera, përfshirë atë që e ka propozuar Serbia."Mirëpo çështja e statusit tani është diç për çka Ahtisari do të bisedojë me të gjitha palet në proces - me Beogradin e Prishtinën, me popullatën shqiptare e joshqiptare në Kosovë" ka cekur Gauen në intervistën për gazetën e sotme "Politika" të Beogradit.

Pyetjes se në zgjidhjen e problemit të Kosovës "a do ta ketë ndonjëra palë mbështetjen më të madhe" ambasadori britanik është përgjigjur se "bota nuk mund tek ashtu ta harrojë se çka ka bërë Millosheviqi në Kosovë më 1999. Shpërngulja me dhunë e popullatës shqiptare është fakt. Natyrisht se nuk duhet një e keqe të shërohet me një të keqe tjetër. Interesat e serbëve në Kosovë duhet të mbrohen" ka thënë ai. Gauen ka vënë në dukje se kur Qeveria e Serbisë po i referohet retolutës 1244 për ta refuzuar paralajmërimin e pavarësisë së Kosovës, duhet ta ketë parasysh se "e drejta ndrëkombëtare si edhe çdo tjetër, në praktikë zbatohet në harmoni me gjendjen reale në terren". rtk
Shtuar më 06/01/2006, ora 11:13
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori