E konfirmon Solskjaer: Ighalo do të debutojë ndaj Chelsea

Solskjaer në konferëncën e fundit për shtyp ka konfirmuar se blerja më e re, Inghalo do të debutojë në derbin ndaj Chelsea.

Odion Ighalo u transferua në formë huazimi për pjesën e mbetur të këtij sezoni nga Shenghai Shenhua në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit, duke e realizuar kështu një ëndërr të madhe të tij.

Pasi që ai kishte qenë në Kinë deri më 31 janar, Ighalo s’u lejua të udhëtojë në Spanjë me skuadrën e Manchester Unitedit për kampin stërvitor gjatë pushimit dimëror, për shkak të shqetësimit të klubit se ai mund të mos lejohet të futet sërish në Angli për shkak të kufizimeve në udhëtime që janë vënë shkaku i koronavirusit.

“Po, ai do të udhëtojë me ne në Londër. Ne do ta shohim se si ka punuar gjatë kësaj jave dhe mendoj se do ta kemi atë në dispozicion”, ka thënë Solskjaer për faqen zyrtare të Unitedit.

“Ne duam ta integrojmë atë në skuadër sa më shpejt që të jetë e mundur sepse, natyrisht, edhe ai ka shumë dëshirë të luajë me ne”.


Shtuar 11.02.2020 10:04