VIDEO/ Kamioni përplas personazhin e njohur të “Tik-Tok”, vdes “Olsi Polici”

Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e sotme në kryeqytet.

Shtetasi K. F., duke drejtuar automjetin tip kamion, ka aksidentuar, shtetasin Oligert Dika, 32 vjeç.

Ky i fundit, si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë.

I riu ishte një personazh i njohur në rrjetin social ‘Tik-Tok’ si ‘Olsi Polici’, videot e të cilit bëheshin virale, ndërsa vishej me një jelek të policisë rrugore edhe mbante tabelë në dorë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kastriotët”.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./Albeu.com/


Shtuar 4.04.2023 13:08