Gati skenarin e dytë, Manastirliu: Pritet rritje e të infektuarve
Qeveria po bëhet gati për skenarin e dytë të COVID-19.

Këtë e bëri me dije Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në “Real Story”. Ajo tha se parashikohet një rritje e numrit të pacientëve të shtruar me COVID-19.

“Kalojmë në skenarin e dytë në hapjen e spitalit ‘Shefqet Ndroqi’, i cili ka kapacitetet e duhura.

Po fillojmë të ekspandohemi edhe në kapacitetet spitalore. Jemi në momente kur kemi një shtim të numrit dhe parashikojmë rritje të mëtejshme”, tha Manastirliu.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 451 testime, për të dyshuar të prekur me COVID-19, nga të cilat janë konfirmuar 96 raste pozitive. Po kështu nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 2 qytetare.
Shtuar më 14/07/2020, ora 23:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori