Aksident i rëndë në Prrenjas-Librazhd, makina përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në Elbasan, në aksin Prrenjas – Librazhd. Policia bën me dije se mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin Bilbil Shaha, 36 vjeç, banues në Tiranë, ka përplasur një shtetas të paidentifikuar i cili ka gjetur vdekjen në vend.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Mësohet se këmbësori nuk posedonte asnjë dokument me vete. Ai nuk është banor i zonës dhe dyshohet të jetë endacak./albeu.com


Shtuar 21.12.2021 07:17