Mbytet 60-vjeçarja në bregdetin e Durrësit

Ditën e sotme një ngjarje ka ndodhur në qytetin e Durrësit ku një e moshuar ka qenë duke u larë në bregdetin e Durrësit ku fatkeqësisht është mbytur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30 dhe bëhet fjalë për shtetasen me iniciale Sh.S 60-vjeç banuese në Tiranë.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e kësaj tragjedie.

Njoftim policie

Rreth orës 11:30, në lagjen nr.13 Durrës, dyshohet se është mbytur duke u larë në det, shtetasja Sh. S., 60 vjeçe, banuese në Tiranë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 17.10.2022 11:57