Opozita tashmë është gati për
zgjedhje dhe po shftrytëzon orët e fundit për të mbyllur të gjitha marrëveshjet me aleatët e saj për zgjedhjet e 25 Prillit.
Sot mësohet se
opozita ka vendosur të pagëzojë grupimin e saj me emrin "
Shqipëria fiton".
Terminologji e përdorur gjerësisht në retorikën e demokratëve gjatë muajve të fundit.
Nesër pritet që përfaqësuesi i PD-së, Ivi Kaso të dorëzojë në Komisonin Qëndror të Zgjedhjeve koalicionin "
Shqipëria fiton" bashkë me numrin e kandidatëve që duhet të propozojë secila parti politike në zonat zgjedhore.
Shtuar më 23/02/2021,
ora 18:19