Gati për t'u angazhuar fuqishëm në politikë, Xhelal Mziu jep dorëheqjen si kreu i PD në Kamëz
Ish-kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu, ka dhënë dorëheqjen si kreu i PD në Kamëz.

Me ndryshimet e reja statutore por edhe në bazë të udhëzimeve që janë dhënë nga drejtuesit e PD-së, nuk lejohej që një funksionar të përfshihej në listat e kandidatëve për deputetë pa hequr më parë dorë nga detyra që mbante, kështu, Mziu ka hequr dorë nga drejtimi i Degës së Partisë Demokratike ne Kamëz.

Kjo nuk është dorëheqja e parë që ndodh në radhët e PD-së për të njëjtën arsye, pasi kujtojmë se në Fier dhe dorëheqjen Luan Baçi dhe në Korçë Andrea Mane.

Shtuar më 06/07/2020, ora 18:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori