Gati për pushime? Shihni si është transformuar plazhi më i bukur në Shqipëri

Pëlqej
Kanë mbetur vetëm pak ditë nga hapja e sezonit turistik në bregdetin e Shqipërisë dhe planet për pushime janë gati.

Fatmirësisht Shqipëria të ofron mundësi të mëdha për të shijuar detin në të gjithë vijën bregdetare në vend.

Por, plazhi më i kërkuar dhe i klasifikuar si perla e Shqipërisë është Jala.

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Facebook ka treguar ndryshimin e madh që ka pësuar ky vend turistik duke shtuar kuriozitetin e turistëve të cilët mezi presin të nisin pushimet.

"... me pamje të plazhit të bukur të Jalit mbrëmë, ku është drejt përfundimit një tjetër projekt i Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane, që i kthen kësaj perle të Jonit shkëlqimin e humbur për vite të tëra mes ngrehinave të shëmtuara e kaosit të makinave aty ku sot ka marrë jetë një zonë këmbësore turistike, ju uroj një fundjavë të qetë..."- shkruan ndër të tjera RamaFacebook. /albeu.com/
Shtuar më 19/05/2018, ora 11:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori