Gati për protesta? Monika Kryemadhi ndërmerr hapin e madh në LSI
Ndërkohë që opozita ka paralajmëruar protesta të mëdha në muajin janar, sot LSI ka ndërmarrë hapin e madh.

Mësohet se Monika Kryemadhi ka vendosur që sot të mbledhë kryetarët e rretheve.

Burime nga selia e LSI-së kanë bërë të ditur se takimi do të zhvillohet në orën 11:00.

Takimi i Kryemadhit me drejtuesit e LSI-së do të bëhet në kuadër të organizimit dhe përgatitjes së protestave, që do të nisin në Tiranë dhe do të shtrihen në të gjithë Shqipërinë. /albeu.com/

Shtuar më 09/01/2018, ora 10:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori