Gati për opozitë të fortë, PD-LSI arrijnë paktin e parë në Kuvend
Pëlqej
Pas votimit të qeverisë së re të Ramës, PD dhe LSI janë gati për opozitë duke arritur edhe paktin e parë mes tyre në Kuvend.

Burime pranë tyre bëjnë me dije se dy partitë politike kanë rënë dakord që një prej tre komisioneve parlamentare që i kishte Partia Demokratike, ti kalojë LSI-së.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe nënkryetari i PD-së, njëherësh kreu i grupit parlamentar, Edmond Spaho, kanë negociuar mbrëmë lidhur me këtë temë, shkruan Panorama.

Mësohet se PD-ja ka pranuar të tërheqë emrin e Bardh Spahisë si kryetar i Komisionit të Shëndetësisë, për t'ia lënë këtë pozicion Petrit Vasilit.

Ndërkohë PD-ja do të mbajë drejtimin e dy komisioneve të tjerë, Genc Pollon te Integrimi dhe Albana Vokshin te Mediat. /albeu.com/

Shtuar më 13/09/2017, ora 10:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori