E FUNDIT/ Dështon sërish pretenca për Shullazin dhe ushtarët e tij
Gati për luftë?! Ministria e Mbrojtjes flet për blindat që u panë sot në autostradë

Pëlqej
Një numër makinash të blinduara kanë kanë tërhequr vëmendjen e qytetarëve gjatë orëve të para të ditës së sotme në rrugën Tiranë-Durrës.

Një pjesë e komentuan këtë si një marrjes masash nga ushtria për shkak të tensionimit të situatës në rajon, por Ministria e Mbrojtjes shpjegon se bëhet fjalë për një transport rutinë të blindave dhuratë nga qeveria amerikane.

Shpjegimi i Ministrisë së Mbrojtjes

Ministria e Mbrojtjes dëshiron të informojë mediat dhe opinionin publik se mjetet ushtarake që po transportoheshin në autostradën Tiranë-Durrës, të cilat iu referohet disa media, janë pjesë e paketës së ndihmës së qeverisë së SHBA për Forcat e Armatosura të Shqipërisë.

Më datë 14 prill 2018, 13 mjete High Mobility Multipurpose Ëheeled Vehicle (Humvee), pjesë e fazës së fundit, kanë mbërritur në Portin e Durrësit dhe u transportuan në Tiranë.

Deri tani, si pjesë e paketës së ndihmës së qeverisë së SHBA për FA shqiptare kanë ardhur 75 mjete Humvee.
Shtuar më 16/04/2018, ora 15:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori