Çfarë e dashure je?

Secili prej nesh meriton të jetojë një marrëdhënie çifti të sinqertë dhe në dritë të diellit, me karakteristika të qenësishme brishtësie, sepse marrëdhënia në çift zhvillohet nëpërmjet krizave dhe ndonjëherë mbijeton dhe bëhet më e mirë, ndonjëherë përfundon dhe vjen një kohë e re për të dy partnerët. Si dashuroheni? Zbuloni aspektet e karakterit tuaj që mbizotërojnë në dashuri.

Kush duhet të ketë iniciativën në dashuri?

a. Është detyrë e mashkullit.

b. Është gjithmonë femra që duhet të ndezë pasionin.

c. Nuk ka rëndësi kush fillon: e rëndësishme është që të ndodhë.

Grindeni për fajin tuaj dhe betoheni që nuk do të shiheni më. Çfarë ndodh ditën tjetër?

a. Nuk e pranon gabimin dhe shpreson që të flasë ai i pari.

b. Pranon gabimin dhe kërkon falje.

c. I telefonon ish-it dhe e bind që të dilni bashkë.

Ti do të shkosh në kinema, ai do të shëtisë…

a. Bëni si dëshiron ti.

b. Bëni një shëtitje së bashku.

c. Debatoni me njëri-tjetrin.

Cila nga këto dashuri ju emocionon më shumë?

a. Antonio dhe Kleopatra.

b. Romeo dhe Zhulieta.

c. Sharlene dhe Alberto i Monakos.

Si reagon nëse ai shikon një femër tjetër?

a. Të kap paniku, por bën sikur nuk ka ndodhur gjë.

b. Nuk bën skena xhelozie, ama nervat i ke tel.

c. Hakmerresh duke parë edhe ti një mashkull tjetër.

Zgjidhni përcaktimin e duhur për xhelozinë.

a. Një formë pasigurie.

b. Pasoja logjike e një dashurie të madhe.

c. Elementi që e bën marrëdhënien pak pikante.

Nëse ai dëshiron t’ju puthë në rrugë, në publik, si veproni?

a. E puth, edhe pse me pak turp.

b. Pranon me entuziazëm të madh.

c. Për ty, dashuria është intimitet: nuk ju pëlqejnë skenat në publik.

Cila ngjyra i shkon më për shtat dashurisë?

a. E kuqja.

b. E verdha.

c. E bardha.

Sipas jush, a duhet të jeni gjithmonë të sinqertë në dashuri?

a. Po, sinqeriteti është baza e një marrëdhënieje në dy.

b. Ndonjë gënjeshtër mund të shërbejë për të kaluar disa pengesa.

c. E kaluara nuk ka rëndësi, ndaj s’ka pse të dijë çdo gjë.

Imagjinoni një shtëpi të bardhë në breg të detit: kush mendoni se mund të jetojë aty?

a. Një çift të rinjsh.

b. Një peshkatar i moshuar.

c. Një burrë i fortë, adhurues i natyrës.

Më shumë A

JU JENI E ZJARRTË

Në dashuri, “temperatura” juaj është mbi 40 gradë. Jeni ju që udhëhiqni lojën dhe që pretendoni maksimumin. Nuk i pranoni kompromiset: doni çdo gjë dhe menjëherë! Kjo sjellje varet nga karakteri juaj që është impulsiv, madje edhe pak egocentrik. Njësoj siç prentendoni, jepni dhe nuk tërhiqeni pas kur bëhet fjalë për të marrë iniciativën. Pranë jush i dashuri nuk mërzitet fare, por kujdes, rrezikoni shumë. Nëse temperatura do të ulet, për një arsye apo tjetër, dashuria e madhe do të shfryhet si një tullumbace.

Më shumë B

JU JENI E DASHURA IDEALE

Jeni në të mesmen e artë, dini të përfitoni nga aspektet pozitive të dashurisë dhe të evitoni ato negative. Ndoshta ju mungon imagjinata e theksuar, ato ‘çmenduritë’ e vogla, të cilat e mbajnë gjithmonë gjallë një lidhje, por sidoqoftë situata është mjaft pozitive. Për shembull: dini të kontrolloni veten për sa i përket xhelozisë, edhe pse brenda vetes vuani shumë. Nuk jeni tipi që bëni skena të çmendura xhelozie. Ëmbëlsia është pika jote më e fortë, si edhe joshja. Pranë jush partneri mund të jetojë gjatë, i gëzuar dhe i mbushur me dashuri.

Më shumë C

JU JENI E DASHUR LUFTARAKE

Ju jeni një person që lidhjen e dashurisë e konsideron si një gjë mjaft intime, vetëm tuajën e të partnerit, larg syve të botës. Keni shpirt luftarak, ku padyshim bëni gjeste xhelozie, të cilat ju çojnë shpesh në debate. Sidoqoftë, kur jeni bashkë dhe çdo gjë shkon më së miri, ndiheni të dy në qiellin e shtatë. Keni vetëdijen e plotë se lidhja nuk është përgjithmonë dhe edhe pse do të dëshironit që të ishte e tillë, karakteri juaj ju çon në rrugën e gabuar. Mundohuni të jeni më e qetë, më mirëkuptuese dhe të mos e ekzagjeroni me posesivitetin. Një lidhje bëhet më e bukur kur ka harmoni dhe lumturi.


Shtuar 15.01.2020 19:56