Gati?! Kjo është telenovela më e re turke që do të gozhdojë shqiptarët
Në ekranin e "Klan plus", sezoni i ri televiziv do të nisë me seriale të reja.

Drejtori i programacionit të TV Klan, Albert Dumani ka bërë të ditur për "tvklan.al" se në shtator në "Klan plus" do të nisë transmetimin seriali turk "Payitaht: Abdylhamit" (Kryeqyteti: Abdylhamit).

"Payitaht: Abdylhamit" filloi në Turqi vitin e kaluar dhe ka pasur shumë sukses, një prodhim i TRT që ka prodhuar edhe serialin Ertugrul. Seriali tregon për 14 vitet e fundit të pushtetit të sulltanit më modern të të gjitha kohërave, Abdylhamit Han, shkruan Xing.al.

Në serial luajnë 500 aktorë, ndër ta edhe aktori shqiptar Nik Xhelilaj që shfaqet në disa seri. Ai luan rolin e "Marko" që ka mision nga Berlini për në Stambollin e vitit 1989.

Në serial luajnë edhe aktorë të tjerë të njohur si Songul Oden e njohur si "Jasemini" nga seriali "Shtëpiake të dëshpëruara" apo Saygin Soysal i njohur si "Metin" nga seriali "Diamante dhe dashuri". /albeu.com/

Shtuar më 01/08/2018, ora 08:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori