Gati hetimi për zyrtarët e lartë, Ambasada Amerikane tregon si do funksionojë SPAK (VIDEO)
Ambasada Amerikane në Tiranë ka publikuar sot, një video me të cilën tregon se si do të funksionojë SPAK.

Krahas videos në postim shkruhet se SHBA i është përkushtuar luftës ndaj korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit.

Postimi i plotë

Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Këtë javë, mësoni se si Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Krim i Organizuar, ose SPAK, do të funksionojë. Me t’u ngritur, do të shënjestrojë korrupsionin e nivelit të lartë. Kjo video tregon se si mbështetja prej 2 milionë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara po përdoret për të siguruar që SPAK do të ngrihet dhe do të funksionojë në mënyrë të pavarur. #ShqiperiaLuftonKorrupsionin #NdalKorrupsionit


Shtuar më 12/12/2019, ora 10:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori