Gati gjyqtarët për hetimin e Mediut
Fatmir Mediu
Shqyrtimi i çështjes në ngarkim të ministrit të mjedisit Fatmir Mediu tashmë është gati. Gjykata e lartë ka caktuar sot gjyqtarët që do të marren me këtë çështje. Trupa gjykuese përbëhet nga gjyqtarët Fatos Lulo, relator i çështjes, Ardian Nuni, Mirela Fana, Gani Dizdari dhe Aleksandër Muskaj.

Ministri Fatmir Mediu është akuzuar nga Z. Pashk Koçi, me objekt objekt "Shpërblim dëmi pasuror dhe jopasuror" dhe akuzë penale "Plagosje e rëndë nga pakujdesia”.

Gjykata e Lartë ka hedhur sot shortin për caktimin e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë padinë në të cilën i plagosuri në Gërdec, kërkon dëmshpërblim financiar për shpenzimet e kurimit që ka kryer me qëllim shërimin nga plagët e marra në Gërdec.

Gjyqtarët e zgjedhur janë: Fatos Lulo, relator, Ardian Nuni, Mirela Fana, dhe Evelina Qirjako, të cilët do të jenë pjesë e trupit gjykues të dosjes së hapur në Gjykatën e Lartë.

Shpërthimi i fabrikës së demontimit të armëve në Gërdec u mori jetën 26 njerëzve.

/albeu.com/

Shtuar më 31/05/2011, ora 17:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori