Gashi: Situata ne Kosove eshte nen kontroll
Albeu.com
Nën kryesimin e Ministrit të Shëndetësisë të Republikës së Kosovës, Alush Gashi, u mbajt të premten takimi i Grupit multisektorial për pandeminë e gripit të sëmundjes A (H1N1).Në këtë takim, drejtuesit e IKSHP-së, QKUK-së, Klinikës Infektive dhe ata të qendrave rajonale, kanë raportuar për nivelin e masave që po ndërmerren për ballafaqimin me pandeminë e gripit të derrave pas konfirmimit të 2 rasteve pozitive të virusit H1N1 në Kosovë. Ministri Gashi ka vlerësuar se deri në këtë fazë, institucionet shëndetësore qendrore, por edhe ato rajonale e lokale kanë bërë punë të mirë dhe se ka kërkuar që monitorimi i masave të ndërmarra dhe situatës të vazhdojë më ritëm të njëjtë. Ai tha se autoritetet shëndetësore në vend, po veprojnë ekskluzivisht sipas rekomandimeve të OBSH-së dhe se situata është plotësisht nën kontroll.
Shtuar më 01/08/2009, ora 14:55
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori