Garrido-Fule: Dialog kontruktiv mes paleve
Albeu.com
Duhet të gjendet një dialog kontruktiv mes palëve për zgjidhjen e krizës politike. Kështu janë shprehur përfaqësuesi i Presidencës spanjolle në Bashkimin Europian Hose Garrido dhe kryekomisioneri për zgjerim në BE ...... Stefan Fule një konferencë të përbashkët për shtyp së bashku me zëvendëskryeministrin shqiptar Ilir Meta.
Gjithashtu Garrido dhe komisioneri Fule kanë deklaruar se Kuvendi është vendi ku bëhet dialogu politik dhe duke marrë pjesë në Kuvend zgjidhen edhe problemet. Sipas Garridos BE-ja ka vënë re mangësi nga ana e Shqipërisë në plotësimin e disa kërkesave për lirinë e mediave, pavarësinë e administratës dhe gjyqësorit. Por sipas tij ka edhe përmirësime nga pala shqiptare për barazinë gjinore dhe është vënë re edhe zbatimi i e kornizës ligjore.
Ndërsa komisioneri për zgjerim Fule theksoi se Shqipëria ka bërë progres përsa i përket urdhërrëfyesin për Shqipërinë duke shtuar se duhet të pritet edhe rekomandimet për përgjigjet e pyetësorit. "KE-ja po e shqyrton por e vërteta është se ka një hije për shkak të krizës politike në Shqipëri theksoi Fule duke shtuar se klima politike në Shqipëri nuk është e favorshme që vendi ynë të avancojë në procesin për anëtarësimin në BE.
Nga ana e tij zëvendëskryeministri shqiptar Ilir Meta theksoi se maxhoranca ka qënë gjithmonë e gatshme për një zgjidhje kontruktive me opozitën. Sipas tij mes transparencës së zgjedhjeve dhe Kushtetutës ka hapësira dhe ato janë për adresimin e kërkesave të opozitës. Përsa i përket grevës së urisë të PS-së Meta theksoi se greva nuk është mjeti i duhur për zgjidhjen e problemeve.
Deklarat e bëra nga përfaqësuesi i Presidencës spanjolle në Bashkimin Europian Hose Garrido dhe kryekomisioneri për zgjerim në Be Stefan Fule u bënë pas mbledhjes së komitetit për Stabilizim Asocimin Shqipëri-BE.
Shtuar më 11/05/2010, ora 17:11
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori