Gare midis Ahmetit dhe Xhaferrit per ndarjen e Maqedonise
Albeu.com
Dy kryetaret e partive kryesore politike shqiptare ne Maqedoni, Arber Xhaferri dhe Ali Ahmeti ditete e fundit jane perfshire ne nje gare deklaratash lidhur me te ashtuquajturat takime me ish kryeministrin Georgievski dhe mbi variantet e ndarjes se Maqedonise.Te dy kryetaret e partive kane deklaruar bse Georgievski u ka propozuar atyre ndarjen e Maqedonise. Por as Xhaferri dhe as Ahmeti nuk jane shprehur se cila eshte arsyeja qe bisedat e vitit 2001 ata po i bejn e kaq publike ne vitin 2005. Njekohesisht ne deklaratat e dy liderve nuk jepet asnje detaj tjeter lidhur me propozimin per ndarjen e Maqedonise ne vitin 2001. Asnje prej tyre nku thote se a ka te tjere deshmitare ne kete propozim te Georgievskit dhe se cili eshte qellimi i publikimit te ketyre tezave.
Keto teza po hidhen ne prag te fillimit te bisedimeve lidhur me statusin e Kosoves. ALN
Shtuar më 26/09/2005, ora 21:02
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori