Garda shton masat e sigurisë pas incidentit me Nikollën
Garda e Republikës ka shtuar masat e sigurisë për institucionet që ka në ruajtje përfshire dhe lëvizjet e kabinetit qeveritar. Kjo masë vjen pas incidentit me ministren Nikolla.

Burime për "Report Tv" nga grupet e shoqërimit të zyrtarëve të lartë përfshi dhe ministrat, bënë me dije se prej asaj mbrëmje atyre u është komunikuar përforcimi i masave të sigurisë dhe u është kërkuar rritje e vigjilencës.

Kujtojmë këtu se pas incidentit me ministren Nikolla, dy gardistë janë penalizuar me vërejtje për mos respektim të rregullores në punë, ndërsa e pranishme në aktivitete publike me praninë e përfaqësuesve të qeverisë do të jetë dhe Policia e Shtetit me efektiv të shtuar. /albeu.com/
Shtuar më 19/11/2016, ora 11:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori