Garda e Car Lazarit serish ne skene: Nese Kosova shpall pavaresine nderhyjme ushtarakisht
Albeu.com
“Nuk do të ketë më paralajmërime të tjera. Hapi tjeter do te jetë ndërhyrja ushtarake e menjëhershmë në rast të shpalljes së pavarësisë”, –thuhet ne deklaraten e Gardes se Car Lazarit.Garda e Car Lazarit ka lëshuar një kërcënim të ri ndaj Kosovës, nëse lideret e saj shpallin në mënyrë të njanshme pavarësinë. Ky grupim paramilitar serb kërcënon se do të rrëmbejë armët dhe do të luftojë për Kosovën që të mos lejojë ndarjen e saj. “Nuk do të ketë më paralajmërime të tjera.. Hapi tjeter do te jetë ndërhyrja ushtarake e menjëhershmë në rast të shpalljes së pavarësisë nga ‘terroristet’ shqiptare dhe aleatet e tyre te NATO-s”, –thuhet ne deklaraten e Gardes se Car Lazarit. Paramilitaret i kane vene grupit te tyre emrin e liderit te ushtrise serbe ne betejen epike kunder otomaneve turq ne vitin 1389. Kjo organizate e paligjshme dhe anetaret e saj jane ndaluar nga UNMIK te hyjne ne Kosove. Garda përbëhet nga qindra ish-paramilitarë serbe qe luftuan në kosovë gjatë viteve 98-99. Ata kanë vendosur që të mbajnë në veri të Serbisë një protestë per Kosoven, pavarësisht se autoritetet serbe nuk e kanë lejuar grumbullimin e tyre. news24/albeu
Shtuar më 13/10/2007, ora 21:32
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori