Gara për kreun e LSI-së, Luan Rama përballë Metës
UPDATE - Luan Rama ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për të marrë kreun e Lëvizjes Socialiste për Integrim për të cilën do të duhet të përballet me drejtuesin aktual Ilir Meta.

Në fjalën e tij, Luan Rama ka theksuar se gara do të jetë një ballafaqim i vërtetë platfomash dhe idesh.

“Vendimi për të kandiduar nuk është i lehtë por është produkt i një reflektimi të gjatë. Duke parë LSI-në përballë sfidave të së ardhmes unë vendosa të kandidojë për të ofruar një platformë më shumë realiste, kompetitive dhe realisht nëse do të jetë ftuese do të bëjë të mundur që LSI-ja të rrisë peshën, rolin dhe ndikimin e saj në jetën politike të vendit. Reflektimi u bë edhe në bazë të kërkesë të simpatizantëve të LSI-së që mbështesin krjojimin e klimës së debatit, ballafaqimit të kandiaturave me qëllim që përmes këtij momenti ne të shfaqin dimensionin real që mbart LSI-ja dhe për të bërë diferencën me pjesën tjetër të politikës dhe në fokus të përgjegjësive që na presin” theksoi Luan Rama.

Ai ka theksuar se sfida e tij nuk do të jetë kundër kreut aktual të LSI-së Ilir Meta po një sfidë për zgjedhjet e ardhdhme parlamentare.

"Sfida ime nuk është me Ilir Metën, është një garë për zgjedhjet 2013-ës. Kandidimin nuk e kthej në një garë personale, por është një garë në interes të së nesërmes. Struktura që drejton Vasili, do të krijojë një klimë debati, një garë të ndershme, transparente para publikut. Ne kështu bëhemi realisht të besueshëm në sy të publikut” shtoi Luan Rama. /albeu.com/
Shtuar më 20/09/2012, ora 17:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori