Chrissy Teigen trondit me rrëfimin: S’mund të hesht, ndihem si plehrë në jetën reale

Modelja e famshme, Chrissy Teigen duket se nuk po kalon një periudhë aspak të mirë për shëndetin e saj mendor. Ajo ka vendosur që të publikojë një shkrim mjaft të gjatë në “Instagram” ku ka treguar se ndihet shumë keq pas skandave te bullizmit kohët e fundit.

Ndër të tjera ajo ka thënë se ndihet në depresion dhe për këtë arsye dëshiron që të komunikojë me fansat e saj.

“Nuk e di vërtet çfarë të them. Ndihem si plehrë në jetën reale. Të dal jashtë ma shpif dhe nuk ndihem mirë. Ndërsa qëndrimi në shtëpi vetëm më bën të ndihem edhe më shumë në depresion. Por e di që sido që po e përballoj këtë tani, nuk është përgjigjja e duhur. Ndihem e humbur dhe kam nevojë të gjej vendin tim përsëri, duhet të dal nga kjo gjë. Dëshiroj dëshpërimisht të komunikoj me ju, në vend që të pretendoj se gjithçka është në rregull,” – tha Teigen.

Modelja foli gjerë e gjatë për situatën e sikletshme që ka përjetuar duke thënë se ishte mjaft e vështirë, por që asaj i mësoi shumë gjëra të vlefshme.

“Gjithë çka di është se ju dua, më ka marrë malli për ju dhe thjesht më duhej një moment i sinqertë me ju, sepse unë thjesht jam lodhur nga e gjithë kjo. Unë as nuk e di nëse është mirë t’i them gjithë këto, por nuk e di… Nuk mund të qëndroj më e heshtur!”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by chrissy teigen (@chrissyteigen)


Shtuar 15.07.2021 15:56