Gara për Beratin, "lufta" e ashpër për 7 mandate mes PS-LSI
Berati është një betejë e fortë mes PS-LSI, ku PS kryesohet nga Blendi Klosi dhe në përbërje të saj janë emra të njohur si ministrja Ermonela Felaj apo ish kryebashkiaku i Beratit, Fadil Nasufi.

Ndërsa lista e LSI-së kryesohet nga ish ministr i Drejtësisë, Nasip Naço dhe pas tij vijnë Gledjon Rehovica dhe Silva Caka.

Lista e PD-së e kryesohet nga Eduard Halimi, ndërsa i dyti është Astrit Veliaj.

PS ka ruajtur të njëjtin numër mandatesh 4, në dy zgjedhjet e fundit në këtë zonë.

Ndërsa PD në 2009 ka pasur tre mandate, një prej të cilëve e humbi në zgjedhjet e 2013 në favor të LSI-së, e cila nga 1 mandat në 2009, i bëri 2 në 2013.

Kandidatët e LSI

1. Nasip Naço
2. Gledjon Rehovica
3. Silva Caka
4. Llambriola Misto

Kandidatët e PS

1. Blendi Klosi
2. Ermonela Valikaj
3. Adnor Shameti
4. Fadil Nasufi
5. Arben Konomi
6. Eugen Kallfani

Kandidatët e PD

1. Eduard Halimi
2. Astrit Veliaj
3. Lefter Maliqi
4. Bujar Hoxhaj /albeu.com/

Shtuar më 25/06/2017, ora 08:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori