Gani Gerguri, ushtrues i detyres se guvernatorit te BQK-se
Albeu.com
Në mbledhjen e jashtëzakonshme, që ka zgjatur disa orë, dje Bordi Drejtues i BQK ka vendosur t'i kërkojë Presidentit të Republikës dhe Kuvendit të Kosovës, që në mbledhjen e parë të iniciojnë shkarkimin e Rexhepit, i cili u arrestua të premten, ndërsa akuzohet për disa vepra penale"Pas diskutimeve të shumta dhe analizës së situatës së krijuar në BQK, pas arrestimit të Hashim Rexhepit, Bordi i propozon presidentit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës që në mbledhjen e parë të Kuvendit të iniciojë procedurën e shkarkimit të guvernatorit Hashim Rexhepi", thuhet në njoftimin zyrtar të këtij bordi. Në pajtim me ligjin, Gani Gërguri, zëvendësguvernator për funksione bankare, do të ushtrojë të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë e guvernatorit derisa të plotësohet posti i lirë i kësaj pozite, sqarohet në njoftimin zyrtar. Paraprakisht Presidenti Sejdiu kishte kërkuar nga Bordi Drejtues i BQK- së që të ndërmarrë menjëherë të gjitha veprimet e nevojshme kushtetuese dhe ligjore për ta zgjidhur situatën e fundit të krijuar në BQK, pas arrestimit dhe paraburgimit të Guvernatorit Hashim Rexhepi, për të siguruar funksionimin adekuat të BQK-së.
Shtuar më 27/07/2010, ora 10:44
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori