Gani Bobi: Koalicioni i PD-se 50.3%, ai i PS-se 42.3%
Albeu.com
Sipas Exit Poll te Institutit Gani Bobi te shpallur vetem disa minuta me pare ne televizionin Klan, Partia Demokratike eshte fituese me 47.5%, e dyta eshte Partia Socialiste me 38.8%, e treta LSI me 6.5 % dhe te tjerat 7.2%.Llogaritur sipas koalicioneve, "Aleanca e Ndryshimit" e udhehequr nga Partia Demokratike me 50.3%, "Bashkimi per Ndryshim" e udhehequr nga Partia Socialiste me 42.3%, e treta "Aleanca Socialiste per Integrim" e udhehequr nga LSI me 6.5% dhe Poli i Lirise me vetem 0.9%

Marzhi i gabimit te ketij sondazhi eshte 1.5 %.

Sipas kesaj, ne 9 qarqe fituese eshte Partia Demokratike ndersa ne 3 qarqe Partia Socialiste.

Sipas numrit te deputeteve, PD-ja fiton 76 deputete, PS-ja 60, LSI-ja 4 ndersa partite tjera nuk fitojne asnje deputet. (albeu.com)
Shtuar më 29/06/2009, ora 02:16
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori