De Paul pranë largimit, klubi italian shfaq interes për argjentinasin

Nëntë ndeshje të luajtura, vetëm katër si titullar, me një total prej 439 minutash lojë.

Rodrigo De Paul vazhdon të jetë një alternativë për Atletico Madrid, i cioli një vit e gjysmë pas ardhjes së tij nga Udinese për rreth 35 milionë euro po mendon seriozisht për t’i gjetur një strehim të ri, pavarësisht se kontrata i skadon në vitin 2026.

Sipas të përditshmes “Marca”, është një pushim total mes argjentinasit dhe Diego Simeones dhe tashmë në janar De Paul mund të paketojë valixhet. Juventus është vënë në gjurmët e mesfushorit./h.ll/albeu.com


Shtuar 17.10.2022 09:39