Gallup: Shqiptarët kanë besim tek presidenti
Pëlqej
Bamir Topi
61. 6 përqind e shqiptarëve besojnë tek institucioni i presidentit ndërsa vetëm 42 përqind e tyre kanë besim tek qeveria. Ky është rezultati i sondazhit me titull “Zërat e Ballkanit” e publikuar nga “Gallup Balkan Monitor”, për vendet e Ballkanit.

Në sondazhin për Shqipërinë “Gallup Balkan Monitor” një nga institucionet më të besueshme për shqiptarët është media me 71 përqind, presidenti me 61.6 përqind dhe e treta policia me 59,9 për qind.

Sondazhi i cili ndahet në disa kategori si kushtet e jetesës, qeverisja dhe korrupsioni, ekonomia, Bashkimi Europian, udhëtimi, vizat, dhe besimet fetare e ka theksuar se vetëm 32,1 për qind e shqiptarëve ka besim te partitë politike dhe vetëm 31 përqind e tyre kanë besim tek gjyqësori.
Shtuar më 19/11/2010, ora 13:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori