Gallup: "Shqipëria e madhe", mbështetet nga 81% e kosovarëve
Pëlqej
Kosovarët besojnë më shumë në krijimin e “Shqipërisë së madhe” në një kohë të afërt. Sipas sondazhit të “Gallup” rezulton se këtë optimizëm e kanë 48.8% e kosovarëve, kundrejt 25.8% e shqiptarëve, ndërsa të pyeturit në Maqedoni janë në shifrat 41.8%.

Pyetjes nëse personalisht do ta mbështesnin apo jo këtë ide politike, i kanë dhënë përgjigje pozitive 62.8% e qytetarëve në Shqipëri, 51.8% e atyre në Maqedoni dhe 81% e atyre në Kosovë.

Një tjetër pyetje e kësaj kategorie kishte të bënte me idenë se si do të ishte Shqipëria e madhe dhe a do të thoshte kjo, bashkimi i Kosovës me Shqipërinë. 32% e qytetarëve në Shqipëri mendojnë se po, 29% e kosovarëve dhe 6.8% e të pyeturve në Maqedoni.

Një e dhënë e rëndësishme vjen për pyetjen nëse besojnë se Kosova do t’i përkasë Shqipërisë herët ose vonë. 26.7% e qytetarëve të pyetur në Serbi kanë dhënë një përgjigje pozitive për këtë çështje.
Shtuar më 17/11/2010, ora 21:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori