Gallatë në Kuvend me Spiropalin, Berisha e përshëndet me dorë
Pëlqej
Dita e sotme në Kuvendin e Shqipërisë janë zhvilluar debate të ashpra mes opozitës dhe maxhorancës në lidhje me taksën e Rrugës së Kombit.

Gjatë fjalës së ish-kryeministrit Berisha, ai tha se kishte ngatërruar Shehajn me Spiropalin, lidhur me aktin e anulimit të kontratës me kompaninë Rapiskan.

Por Spiropali nga vendi vendosi t’i kthejë përgjigjen duke i thënë se kontrata me Rapiskanin ishte e turpshme.

Siç mund t'a shihni në foto, deputeti Flamur Noka vazhdoi të qeshte, ndërkohë që Berisha u largua duke e përshëndetur me dore.

"Ti nxjerr dy argumente, i pari droga dhe patriotizmi i rreckosur. Argumenti i parë po ju them se kontrata e Rapiskanit është kontrata më e turpshme e bërë në Republikën e Shqipërisë, dhe ajo kontratë është në hetim në SHBA",- tha Spiropali.

Spiropali: Mirupafshim doktor! /albeu.com/

Shtuar më 29/03/2018, ora 14:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori