Gallatë e madhe: KQZ vendos që anëtarët e KQV-ve t'i përcakton Rilindja
Mos pjesëmarrja e opozitës në zgjedhje ka bërë që Grupet e Numërimit të mos jenë të plota. KQZ ka vendosur sot që ta zgjidhë ndryshe këtë handikap.

Në përfundim të mbledhje katër përfaqësuesit e Rilindjes votuan që këto grupe numërimi të përbëhen nga dy socialistë dhe dy “përfaqësues së shoqërisë civile” që do ti gjejë sërish partia në pushtet.

Më kot kreu i Komisionit ka pretenduar se nuk kanë pse krijojnë gjithë këtë alibi me shoqëri civile kur kodi e parasheh të bëhen edhe me dy numërues.
Shtuar më 25/06/2019, ora 15:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori