Gallatë e madhe: Humbin DVD-të që fiksuan përplasjen e makinës së policisë në Elbasan
DVD-të ku ishin regjistruar pamjet e përplasjes së makinës së policisë në Elbasan kanë humbur si pasojë e lëvizjes së dosjes.

Mësohet se DVD-të nuk gjendeshin në fashikullin e gjykimit ndërsa ishin kërkuar nga Gjykata për Krime të Rënda për 4 seanca me radhë.

Gjykata bëri me dije këtë të enjte se kishte arritur të gjente 11 DVD dhe një disk që nuk ishte pjesë e dosjes, duke i rikuperuar në Institutin e Policisë Shkencore.

Pamjet janë rikuperuar ndonëse eksperti që kishte kryer akt-ekspertimin për prvat nuk kishte bërë një kopje të dytë, tha Gjykata duke shtuar se ato do të shihen në seancën e radhës.

Gjykata kishte dërguar shkresë edhe në Prokurorinë e Elbasanit, e cila kishte bërë të ditur se këto DVD nuk ndodheshin atje, por janë nisur në Prokurorinë për Krime të Rënda.

Prokurori Behar Dibra deklaroi se nuk mund të shpjegonte këtë situatë, duke shtuar se dosja ka lëvizur tre herë, në Elbasan, Prokurorinë e Përgjithshme e më pas te Krimet.
Shtuar më 12/09/2019, ora 11:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori