Gallack: Bisedimet me Prishtinen vijojne ende
Pëlqej
Albeu.com
Zyrtarë të lartë të BE deklaruan se po vijojnë ende bisedimet me Prishtinën, por edhe me liderët serbë dhe Kombet e Bashkuara për të hequr, sipas tyre dilemat në mënyrë që në dhjetor në Kosovë të mundësohet veprimi operativ i EULEX-it. Zëdhënësja e shefit të diplomacisë evropiane Christina Gallack deklaroi gjithashtu se bisedime të tilla bëhen për të vënë në jetë konkluzionin e shefave të diplomacive evropiane në mënyrë që misioni EULEX të jetë i gatshëm të zbatojë mandatin e tij në fillim të dhjetorit.
Shtuar më 16/11/2008, ora 16:34
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori