Gallach: Serbia duhet të pranojë EULEX-in
Albeu.com
Christina Gallach deklaroi se misioni EULEX është instrumenti bazë i Bashkimit Evropian për stabilitetin e Kosovës, ndërsa ka shtuar se BE pret që të gjithë të bashkëpunojnë me këtë mision.Zëdhënësja e përfaqësuesit të lartë për politikë të jashtme dhe siguri të BE-së Havier Solana, Christina Gallach deklaroi se misioni EULEX është instrumenti bazë i Bashkimit Evropian për stabilitetin e Kosovës, ndërsa ka shtuar se BE pret që të gjithë të bashkëpunojnë me këtë mision. Zëdhënësja Gallach deklaroi për mediat serbe, se BE nuk do të heqë dorë nga misioni EULEX, edhe pse Beogradi e kundërshton ashpër këtë mision.

Sipas gazetës “Politika”, Bashkimi Evropian nuk do ta vendosë njohjen e pavarësisë së Kosovës si kusht për anëtarësim e Serbisë në BE. "Megjithatë, kjo nuk do të thotë se BE-ja nuk do të kërkojë nga Beogradi që t’i njohë disa elemente të pavarësisë së Kosovës”, ka thënë një burim nga Brukseli për këtë gazetë.

"Fillimisht do të shtrohet çështja e bashkëpunimit me EULEX-in, pasi ky mision mbështetet edhe nga shtetet që nuk e kanë njohur Kosovës – dhe Serbia nuk mund të mos lëshojë pe”, ka thënë ky burim. (telegrafi)
Shtuar më 13/10/2008, ora 18:23
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori