Ambasadori italian në Tiranë, Massimo
Gaiani informoi sot Komisionin e Politikës së Jashtme në Kuvend mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe Presidencën italiane të BE-së, në gjashtëmujorin e dytë të 2014-s.
“Italia ka punuar që Shqipëria të njihet më mirë nga shumë vende që e njohin pak atë”, u shpreh
ambasadori.
Duke folur për presidencën e ardhshme të BE-së, kryesimi i së cilës nga 1 korriku do t’i takojë Italisë,
Gaiani tha se shpreson që kjo Presidencë të fillojë me lajmin e mirë që Shqipëria ta ketë marrë statusin. “Jo vetëm Italia, por dhe unë personalisht jam në favor të zgjerimit të BE-se. Ky
nuk është thjesht një process, por është plotësim i BE-së me të gjitha vendet e Europës. Procesi i zgjerimit do të jetë pikë kyce e punës sonë në presidencën italiane të Bashkimit Europian, pasi zgjerimi do të jetë jo thjesht në dobi të vendeve aspirante, por në dobi të gjithë rajonit”, u shpreh
ambasadori Gaiani në mbledhjen e sotme te komisionit të jashtëm. /albeu.com/
Shtuar më 24/06/2014,
ora 11:32