Melo aksidentohet me Ferrari, ishte nisur të festonte në Paris

Javët e fundit tek Barcelona të Arthur Melos të blerë tashmë nga Juventus për sezonin e ardhshëm janë më të vërtetë komplekse.

Pasi nuk pranoi të luaj në Ligën e Kampioneve tani sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle mesfushorit brazilian i duhet të përballet dhe me shtetin spanjoll pasi ishte protagonist i një aksidenti automobilistik në Palafrugell.

Melos po drejtonte Ferrarin e tij dhe më pas goditi një trotuar duke rrëzuar shandanin që ndodhej aty.

Pas bërjes së testit të alkoolit ai rezultoi pozitiv.

Rezultati ishte 0.55 mg përtej kufirit maksimal të lejuar i cili është 0.50.

Në incidentin e ndodhur ai nuk pësoi lëndime por Arthur tani do të ndiqet penalisht në Spanjë për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur.


Shtuar 17.08.2020 15:04