Gaiani-Bregasi, diskutime mbi bashkëpunimin
Ambasadori italian në Tiranë, Massimo Gaiani është takuar të martën me presidentin e Biznesalbania, Luan Bregasi ku në qendër të diskutimeve ka qenë bashkëpunimi mes biznesit italian dhe atij shqiptar.

“Kam arritur të gjej një interes shumë të madh në Itali për Shqipërinë. Shqipëria shihet si Kina e afërt për Italinë, pasi krahu i punës është i lirë. Është afërsia gjeografike dhe njerëzit flasin italisht. Nuk ka arsye që të shkosh në Pakistan apo në Kinë, por është e nevojshme që Shqipëria dhe Italia të njihen më mirë. Besoj se ka mungesë të infromacioneve dhe njohjes së Shqipërisë në Itali. Dhe ky është objektivi i përbashkët që Shqipëria të njihet më mirë në Itali”,- u shpreh Massimo Gaiani, ambasadori italian ne Tiranë.

“Unë jëm dakort të forcojmë rolin dhe misionin e biznesit talian në Shqipëri. Italia është prekur tashmë, si shumë vende të Eurozonës dhe Shqipëria mund të jetë një valvul e shkarkimit të kësaj krize, sepse Shqipëria është një vend që mund të rritet, zhvillohet. Mund të promovojmë disa sipërmarrje italiane këtu sëbashku”,- deklaroi Luan Bregasi, president i BiznesAlbania.

Ambasadori italian Gajani ka mbështetur idenë e hedhur nga presidneti i BiznesAlbania Luan Bregasi për përcaktimin e një dite si dita e sipërmarjes italiane, ku të promovojë biznesi i vendit fqinj, të jepen informacione për mënyrat e bashkëpunimit dhe sektorët më atraktivë. /albeu.com/
Shtuar më 22/05/2012, ora 18:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori