Gafat e koordinatorit të PD-së në deklaratë për mediat (VIDEO)
Pëlqej
Partia Demokratike denoncoi dje një ndërtim pa leje në periferi të Tiranës ku ndërtuesit të cilët sipas PD-së ishin të afërt të ministrit Veliaj kishin dëmtuar një kodër për të ngritur shtëpinë.

Por për të bërë këtë deklaratë, koordinatori i PD-së Ervin Salianji ka hequr të zinjtë e ullirit pasi përveç vapës, ai nuk ishte përgatitur mirë për leximin e tekstit.

“PD denoncon fuqimisht…ëëëë, nuk e ashtu dot..”, dëgjohet Salinaji në videon e publikuar nga Tema, dhe pyet operatorët e televizioneve përballë tij, ç’të thotë më tej.

Ndoshta është më mirë që para se të bëjë denoncimet, PD të bindë njerëzit e saj për ato që thotë, pastaj t’ia shpërndajë edhe publikut. /albeu.com/

Shtuar më 27/08/2014, ora 16:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori