Mbledhja e e Këshillit të Stabilizim Asocimit, Borrell dhe Varhelyi zbarkojnë sot në Tiranë

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe komisioneri evropian për fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi do të zhvillojnë një vizitë zyrtare sot në Tiranë.

Borrell pritet që të takohet me kryeministrin Edi Rama përpara se të kryesojë Këshillin e 12-të të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri në Tiranë më 16 mars.

Shqipëria do të përfaqësohet nga kryeministri Edi Rama. Komisioni Evropian do të përfaqësohet nga komisioneri Oliver Varhelyi.

Pas Këshillit, Përfaqësuesi i Lartë Borrell, kryeministri Rama dhe komisioneri Varhelyi do të mbajnë rreth orës 12:00 një konferencë të përbashkët.

Këshilli i Stabilizim-Asociimit mblidhet një herë në vit për të kryer një vlerësim të përgjithshëm mbi implementimin e MSA-së dhe shqyrton çështjet e rëndësishme.

Pas Tiranës, mësphet se ata do të shkojnë në Shkup të Maqedonisë së Veriut.