Gafa e pafalshme e socialistit: Italia është jashtë BE!
Pëlqej
Fate Velaj është deputet i Partisë Socialiste i cili më së shumti është i njohur për stilin dhe veshjen se sa për angazhimin në Kuvend.

Ndërkohë që akuzonte opozitën në "Opinion", Velaj ka bërë një gafë të pafalshme.

Deputeti Velaj deklaroi se Italia nuk është anëtare e Bashkimit Evropian.

"Si do ulet ky (Xhafaj)me ministrin e Italisë, se me Italinë e kemi punën e drogës ne…", tha Dashamir Shehi.

Fate Velaj iu përgjigj: "Po pse, meqë Italia është jashtë BE-së, ata (Belgjika dhe Holanda) nuk kanë solidaritet me njëri-tjetrin?"

Debati në studio

Fate Velaj: Pse nuk i thanë (holandezët) Ramës mos na e sill këtë sepse ky është i tillë? Mund ta kishin bojkotuar takimin ata.

Dashamir Shehi: Jo vetëm holandezi, edhe belgu do e presi nesër nëse është në protokoll që do të vijë një ministër.

Velaj: Ti mendon se nuk kanë inteligjencë ata njerëz?

Shehi: Lëre tani se keni gjet një përrallë ju, i hidhni nga një batanije ndërkombëtari çdo zullumi.

Velaj: Ore, përse e thirrën ata?

Shehi: Ai të pret dhe sa të mbyllni derën të thotë: doli një vagabond nga Shqipëria, nga ata që na sjellin drogën.

Velaj: Do të them diçka…

Shehi: Si do të ulet ky (Xhafaj) me ministrin e Italisë, se me ata e kemi punën ne, për drogën, për skafe…

Velaj: Po pse, meqë Italia është jashtë BE-së, ata (Belgjika dhe Holanda) nuk kanë solidaritet me njëri-tjetrin?

Shehi: Si do ulet? Kaq më thuaj mua ti. Nuk të vjen pak zor dhe ty? Je shqiptar dhe ti. Si do të ulet ai?

Velaj: Po ja ore, u ul ai, nuk e pe në televizor duke firmosur? /albeu.com/

Shtuar më 25/05/2018, ora 08:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori