Gafa e Junker bëhet meme: "Kur të duash ti o buçko, ta prish daja ty" (FOTO LAJM)

Pas konferencës së kryeministrit Edi Rama me Presidentin e KE-së Jean Claude Juncker këtë të martë në Bruksel rrjeti ka "plasur" në gallata e meme.

Junker njihet si pijedashës, dhe për shak të ngatëresës së muajit të zgjedhjeve, ku konkretisht u shpreh se do të mbahen në prill dhe jo në qershor është vërtetuar edhe një herë tërheqja që ai ka ndaj alkoolit.

Biseda Rama-Juncker:

Juncker: Do të mbahen zgjedhjet në Shqipëri, në fund të muajit…prill?

Rama: Qershor.

Juncker: Po, domethënë, janë në muajin e fundit pas muajit të fundit…

(Gazetarët qeshin)

Juncker: Ah, po qershor, këto zgjedhje duhet të mbahen, dhe shqiptarët duhet të votojnë.

Fotot e realizuara gjatë konferencës janë kthyer të gjitha në meme.

Shtuar më 12/06/2019, ora 11:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori