Gabimet fatale në nxitim e sipër të Saimir Tahirit
Pëlqej
Ngjarjet u zhvilluan shpejt për Saimir Tahirin pasi i doli zyrtarisht emri në përgjimet e prokurorisë së Katanias për grupin e trafikantëve shqiptar që dërgonin lëndë narkotike dhe armë në Itali.

Prokuroria e Krimevë të Rënda kërkoi heqjen e imunitetit, media filloi të nxirrte detaje nga përgjimet, ndërsa Tahiri nuk pati kohë të koordinonte veprimet duke bërë disa gafa të njëpasnjëshme, të cilat duket se do t'i kushtojnë në vijim.

Gafa e parë lidhet me makinën. I ndjerë i plotfuqishë, Tahiri ia shiti makinën e tij Habilajve, të cilët sipas përgjimeve të dala sëfundmi e kanë përdorur në Vlorë duke menduar se ishte ende në emrin e Tahirit. Më pas rezuloi se ai kishte udhëtuar disa herë me atë makinë në Greqi dhe Itali duke kompromentuar jo pak figurën e tij si ministër i Brendshëm, shkruan Albeu.com.

Opozita ia përmendi disa herë, por Tahiri u shpjeguar në atë kohë se nuk kishte dijeni mbi aktivitetin kriminal të Habilajve.

Gafa e dytë lidhet me skafin. Tahiri deklaroi se nuk kishte skaf në përdorim apo pronësi, madje duke i sfiduar të gjithë duke thënë se mund të shkonin e të verifikonin, por nuk zgjati shumë dhe policia gjeti patentat e tij të skafit në makinën e një biznesmeni në Elbasan sëbashku me më shumë se 860 mijë euro.

Gafa e tretë lidhet me dokumentin ku sipas tij vërtetohet se nuk ka asnjë hetim ndaj tij në Itali. Pas publikimit të Top Channel, Tahiri u detyrua që të thotë përmes avokatit të tij se dokumenti i tij i publikuar një muaj më parë nuk kishte vlerë juridike duke theksuar: "Deri atëhere nuk kishte asnjë hetim të regjistruar ndaj Tahirit".

Në të trija rastet, duket se janë gafa të bëra nga shpëjtesia për të mbuluar diçka apo për të dhënë një përgjigje duke mos menduar se do t'i kushtojnë në vijim të këtij procesi, i cili merr hov sa herë që ka ndonjë vizitë të ministrave italianë në Tiranë. /albeu.com/
Shtuar më 14/12/2017, ora 10:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori