Fyle: Zgjerimi i BE-se edhe gjate presidences belge
Albeu.com
Zgjerimi i BE-së do të mbetet një prioritet edhe gjatë presidencës belge. Këtë e ka garantuar në një deklaratë të fundit komisioneri i zgjerimit të BE-së, Stefan Fule pak pas marrjes së presidencës së radhës së BE nga Belgjika.
Ai tha se pavarësisht përshtypjeve se disa vende antare e kundërshtojnë zgjerimin për shkak të recesionit global, nuk mund të arrihet në përfundimin, të paktën nga përvoja e deritanishme, se ky proces ka ndikuar në ngadalësimin ekonomik të anëtarëve të vjeter. Përkundrazi, sipas Fules, zgjerim do të thotë mundësi të reja dhe një qasje më e mirë eurpiane për të zgjidhur problemet.
Në kushtet e recesionit global, procesi i zgjerimit ofron më shumë mundësi për të kaluar gjithë sfidat që po has BE, tha Fule. Ai shtoi se miratimi i traktatit të Lisbonës i ka hequr pengesat që ndalnin zgjerimet e reja në BE. Deklarata e Fules bëhet pak ditë pasi kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi për gazetën kroate "Nacional", se pas Kroacisë nuk do të ketë anëtarësime të reja në BE.
Shtuar më 02/07/2010, ora 15:22
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori